Startseite  Flamuri i Kosovės  Atllasi i Kosovės  Fotografi  Allied Force  Office-Updates  Windows-Updates
 Kosova News  Stema e Kosovės  Kosova Maps  USAF Movies  USAF Wallpaper  Office Viewer  Windows Vista SP1
 Blog - Lidhje  Pavarėsia  Pasaportat  Qytetėt  Site Search  Windows Installer  Windows XP SP3

Sitemap - Kosova, Qytetet e Kosovės, Institucionet e Kosovės dhe Historia Shqiptare.

Bookmark bei: Mr. Wong Bookmark bei: Icio Bookmark bei: Favit Bookmark bei: Yigg Bookmark bei: Digg Bookmark bei: Del.icio.us Bookmark bei: Reddit Bookmark bei: StumbleUpon Bookmark bei: Furl Bookmark bei: Yahoo Bookmark bei: Google

Richard Holbrooke: 8 vjet pas Dejtonit

Richard Holbrooke: 8 vjet pas Dejtonit

Para 8 vjetėsh u nėnshkrua marrėveshja e Daytonit, e cila i dha fund gjakderdhjes mė tė rėndė nė Evropė qė prej luftės sė dytė botėrore. Nė materialin qė vijon, Richard Holbrooke, krye-arkitekti i marrėveshjes sė Daytonit dhe ish ambasador amerikan nė Kombet e Bashkuara, bėn disa komente rreth gjendjes nė Ballkan, veēanėrisht nė Bosnje dhe nė Kosovė.

Gjatė luftės nė Bosnje, Richard Holbrooke shpesh i referohej reagimit sė dobėt amerikan dhe evropian ndaj krizės, si dėshtimi mė i madh kolektiv i Perėndimit qė prej viteve 30-tė. Por mė nė fund ai i bindi presidentėt e Sėrbisė, Kroacisė dhe Bosnjes qė tė merrnin pjesė nė bisedimet e Daytonit, ku u arrit marrėveshja, e cila i dha fund masakrės.

Por 8 vjet mė vonė, megjithėse nė Bosnje nuk ka pasur luftė, paqja nuk ėshtė aq e qendrueshme sa tė justifikonte njė tėrheqje tė trupave tė Natos. Sidoqoftė, Richard Holbrooke, i cili kohėt e fundit foli kėtu nė Washington nė njė takim tė Kėshillit pėr Marrėdhėniet me Jashtė, tha se nė pėrgjithėsi nuk ėshtė i zhgėnjyer nga rezultatet e bisedimeve tė paqes, qė u mbajtėn nė Dayton tė Ohajos.

“Ne ishim pėrfshirė nė njė pėrpjekje tė ethshme pėr t’i dhėnė fund luftės. Dhe ne e arritėm kėtė objektiv. Sot, pas 8 vjetėsh, as edhe njė ushtar i NATO-s nuk ėshtė vrarė. I njoh mė sė miri difektet e marrėveshjes, por mes marrėveshjeve tė tjera tė ēerek shekullit tė fundit, Kosova, ngjarjet nė Afganistan dhe katastrofa nė Irak, marrėveshja e Daytonit arriti objektivat tona strategjike. Dėshtimi ynė mė i madh nuk ėshtė mos kapja e Radovan Karaxhiēit dhe Ratko Mlladiēit, por mungesa e stabilitetit si pasojė e mos kapjes sė tyre.”

Ambasadori Holbrooke e cilėson si shumė mbresėlėnės kryeqytetin boshnjak Sarajevė, i cili ishte i rrethuar gjatė pjesės mė tė madhe tė luftės. Gjėja mė pozitive e arritur nė Bosnje, thotė ai, ėshtė se lufta nuk do tė rifillojė, megjithatė, ai paralajmėroi rreth njė largimi tė parakohshėm tė trupave amerikane.

Por gjendja nė Kosovė ėshtė shumė mė pak premtuese se sa nė Bosnje. Sipas ambasadorit Holbrooke nė Kosovė kemi tė bėjmė me dy aspekte shumė tė gabuara.

“E para ėshtė se nė bazė tė rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, ky i fundit duhej t’i transferonte “autonomi tė madhe” popullatės lokale, veēanėrisht shqiptarėve, por ata nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė. Dhe si pėr ironi, ambasadori Bremer po pėrpiqet tė transferojė mė shumė dhe mė shpejt autoritet tek irakianėt vetėm pas 5 muajsh nė mes tė luftės se sa Kombet e Bashkuara kanė transferuar autoritet tek shqiptarėt e Kosovės. Kėtė unė nuk e kuptoj. Sė dyti, 4 vjet pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, ne kemi zhvilluar vetėm njė takim midis shqiptarėve dhe sėrbėve; njė takim qė zgjati 2 orė dhe u zhvillua nė Vienė e qė ishte katastrofė. Teoria e Kombeve tė Bashkuara ėshtė se gjėrat do tė pėrmirėsohen gjatė 18 muajve tė ardhshėm. Shqetėsimi im ėshtė se pikėrisht e kundėrta do tė ndodhė. Mungesa e pėrparimit drejt njė statusi pėrfundimtar tė pranueshėm nga tė dyja palėt, do tė bėjė qė si shqiptarėt ashtu edhe sėrbėt tė polarizohen. Nė se trupat amerikane, e madje edhe ato evropiane, largohen nga Bosnja, gjendja do tė pėrparojė. Nė se trupat e NATO-s largohen nga Kosova, brėnda 48 orėsh, ne do tė ndodheshim pėrballė gjakderdhjes mė tė madhe nė historinė moderne. Pėrfundimi kryesor qė mund tė nxirret nga kjo ėshtė se, megjithėse ne vazhdojmė tė tėrheqim trupa nga Bosnja, ne nuk mund tė tėrhiqemi nga Kosova. Ne jemi atje tė bllokuar sepse nė se nuk arrihet njė marrėveshje e pranueshme si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi, trupat nuk mund tė tėrhiqen nga Kosova.”

Kohėt e fundit, ambasadori Holbrooke shkoi nė Ballkan me ish pėrfaqėsuesin e lartė tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Bernard Kushner. Ai tha se bisedoi me shumė zyrtarė sėrbė rreth bllokimit tė gjendjes nė Kosovė.

“Kur shkova nė Beograd me Bernardin u thashė sėrbėve se atyre u duhet tė bėjnė njė zgjedhje historike. Ata duhet tė zgjedhin midis Kosovės dhe Evropės. Nė se duan tė integrohen nė Bashkimin Evropian, ata duhet ta kuptojnė se kėtė nuk mund ta bėjnė deri sa tė zgjidhet statusi i Kosovės. Nė se zgjedhin Kosovėn, ata humbasin dyfish sepse Kosovėn ata e kanė tė humbur. Kėtė e pranojnė edhe vetė sėrbėt nė biseda private, edhe sėrbėt konservatorė. Madje ata kanė njė mėnyrė pėr ta shpjeguar humbjen e Kosovės. “Millosheviēi e humbi Kosovėn pėr ne,” thonė ata. Nga ana tjetėr, sėrbėt kanė dy shqetėsime tė ligjshme: sigurinė fizike dhe tė drejtat civile tė pakicės nė Kosovė si dhe monumentet shumė tė rėndėsishme kulturore dhe fetare.”

Njė prej arsyeve qė pėrsėritet mė shpesh pėr mos zgjidhjen e statusit tė Kosovės ėshtė ndikimi negativ i tij ndaj entiteteve tė tjera nė rajon, por ambasadori Holbrooke nuk ėshtė dakord me kėtė arsyetim. Bosnja pėr shembull, thotė ai, nuk do tė shpėrbėhej nė se Kosova fitonte pavarėsinė.

Richard Holbrooke, krye-arkitekti i marrėveshjeve tė Daytonit tė arritura nė vitin 1995, ka reputacionin e njė njeriu qė flet hapur. Kohėt e fundit, ai foli nė Washington rreth sfidave tė sotme nė Ballkan dhe veēanėrisht rreth nevojės pėr njė zgjidhje nė Kosovė, e cila, sipas tij, kėrkon hapa mė tė guximshme nga ana e Bashkimit Evropian.

Richard Holbrooke: 8 vjet pas Dejtonit
Bosnja nuk do tė shpėrbėhej nė se Kosova fiton pavarėsinė, thotė arkitekti i marrėveshjeve pėe Ballkanin
http://www.voanews.com/Albanian/article.cfm?objectID=83AE94AD-0FA5-4948-889FCB8C739ECCA8

©2008 kosova.org - News Archiv - Links zu verschiedene Webseiten - Kontakt & Impressum - beqiraj.com - Sitemap