Deklaratė e Kryeministrit tė Shqipėrisė pėr njohjen e Republikės sė Kosovės
|
|
|
Deklaratė e Kryeministrit tė Shqipėrisė pėr njohjen e Republikės sė Kosovės Duke u bazuar nė Deklaratėn e Kuvendit tė Shqipėrisė, datė 21 tetor 1991, nė mbėshtetje tė vendimit tė Kuvendit tė Kosovės tė datės 17 shkurt 2008 pėr shpalljen e Pavarėsisė, bazuar nė tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje, nisur nga parimi i marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė, nesėr do tė thėrras mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave pėr tė vendosur ngritjen e marrėdhėnieve diplomatike midis Republikės sė Shqipėrsisė dhe Republikės sė Kosovės nė rang ambasadorėsh. Qeveria shqiptare pėrshėndet angazhimin e qartė tė autoriteteve zyrtare nė Deklaratėn Pavarėsisė sė Kosovės, pėr ndėrtimin nė Kosovė tė njė shoqėrie demokratike, laike dhe shumetnike, ku, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, ēdo banues i saj ta ndjejė veten qytetar tė lirė nė shtėpinė dhe pronėn e tij tė barabartė pėrpara ligjit, duke garantuar kėshtu mbrojtjen dhe nxitjen e tė drejtave dhe lirive te individit dhe tė pakicave kombėtare. Duke konfirmuar angazhimin e plotė pėr respektimin e kufijve ndėrkombėtarė, Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė e vendosur qė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė, tė mirėkuptimit dhe bashkėpunimit me Republikėn e Kosovės, tė ndėrtuara historikisht dhe tė forcuara nė vijimėsi, t’i zgjerojė dhe t’i thellojė mė tej, duke e shtrirė dhe institucionalizuar bashkėpunimin dypalėsh nė tė gjitha nivelet, nė tė gjitha fushat me interes tė ndėrsjellė, nėpėrmjet vendosjes sė njė partneriteti tė ngushtė. Nė kėtė kuadėr, Kėshilli i Ministrave vendos nesėr pėr ngritjen e pėrfaqėsisė diplomatike tė Republikės sė Shqipėrisė nė Prishtinė, nė nivel Ambasadori.Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė shpreh bindjen se shtetet anėtare tė OKB-sė do ta njohin Republikėn e Kosovės si njė kontribut real shtesė tjetėr i tyre nė paqen dhe sigurinė nė Ballkan, duke respektuar kėshtu edhe vullnetin e ligjshėm tė popullit tė saj. Nė tė njėjtėn kohė, Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė konfirmon vullnetin e saj tė plotė pėr marrėdhėnie tė mira e miqėsore me tė gjitha vendet e tjera tė rajonit, pėrfshirė dhe Republikėn e Serbisė nė perspektivėn evropiane tė vendeve tona.18/02/2008 Source: Keshilli i Ministrave Staaten die den Kosovo anerkannt haben Kosovo - Die neue Flagge und das neue Wappen
Die Unabhängigkeitserklärung in alle Amtlichen Sprachen |