Himni i Ri Shtetëror i Republikës së Kosovës
Kuvendi miratoi Himnin Shtetëror të Republikës së Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, kanë miratuar Himnin Shtetëror të Republikës së Kosovës.
Këtë seancë e ka thirrur Kryesia e Kuvendit, sipas kërkesës së përbashkët të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit, Hashim Thaçi.
Himni i Republikës së Kosovës - Anthem.mp3
Kryeparlamentari Krasniqi, me këtë rast ka folur para deputetëve për tërë ecurinë e miratimit të Himnit Shtetëror dhe përmbylljen e procesit të krijimit të simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës.