Nigeri dhe Guinea njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Republika e Nigerit dhe Republika e Guinea Conakry kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke e rritur në 79 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme - Republika e Nigerit dhe Republika e Guinea Conakry njohin pavarësinë e Kosovës
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,896
Prishtinë, 16 gusht 2011 - Republika e Nigerit dhe Republika e Guinea Conakry kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke e rritur në 79 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. Notat verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga këto dy shtete afrikane, janë dërguar në Kosovë nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës, Behgjet Pacolli, i cili po zhvillon një turne lobues për njohjen e Kosovës, në shumë vende të Afrikës.
Republika e Nigerit - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Republika e Nigerit, shtrihet në Afrikën Perëndimore dhe ka një sipërfaqe prej rreth 1 milion e 300 mijë kilometrash katrorë, duke qenë shteti më i madh i Afrikës Perëndimore.
Nigeri është një shtet në zhvillim dhe ka rreth 15 milionë banorë.
Republika e Guinea Conakry - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Republika e Guinea Conakry ndodhet në Afrikën Perëndimore. Më herët e njohur si Guinea franceze, ky shtet ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorësh të cilët i përkasin njëzet e katër grupeve etnike të ndryshme. Sipërfaqja e Guineas është rreth 250 mijë kilometra katrorë.