kosova.org

Just another Blog about Kosovo

Pasaportat e Republikës së Kosovës - Llojet e Pasaportave

Pasaportat e Republikës së Kosovës - Llojet e Pasaportave, Afati i vlefshmërisë si dhe Zëvendësimi i Dokumenteve

Më 14 korrik 2008 Ministria e Punëve të Brendshme organizojë konferencë për media. Në këtë konferencë ministri i Punëve të Brendshme z. Zenun Pajaziti prezantoj detaje rreth pasaportave të Republikës së Kosovës. Kurse Aplikimi për Pasaportë të Republikës së Kosovës fillon në fund të kësaj jave, lajmëron Faqja e Ministrisë e Punëve të Brendshme të Kosovës. Qytetarët tanë do të pajisen me pasaportat e Republikës së Kosovës që nga java e ardhshme, ndërsa aplikimi do të fillojë këtë javë.

Ministria e Punëve të Brendshme - Pasaportat e Republikës së Kosovës

Pasaporta Ordinere - Pasaporta ka kopertinë me ngjyrë të kaltërt të mbylltë. Pasaporta Diplomatike - Pasaporta ka kopertinë me ngjyrë të zezë. Pasaporta Zyrtare - Pasaporta ka kopertinë me ngjyrë të kaftë të mbylltë. Dokumenti i Udhëtimit - Dokumenti i Udhëtimit ka kopertinë me ngjyrë të kaltër të qeltë.

Llojet e Pasaportave

Afati i vlefshmërisë

Pasaporta lëshohet me afat vleshmërie:

  • 10 vjeçare për shtetasit e moshës mbi 18 vjet
  • 5 vjeçare për shtetasit e moshës prej 3 deri 18 vjet
  • 3 vjeçare për shtetasit që nuk i kanë mbushur 3 vjet

Zëvendësimi i Dokumenteve

  • Personalizimi i Dokumentit të Udhëtimit të UNMIK-ut përfundon në javën e tretë të këtij muaji (Korrik-2008).
  • Vlefshmëria e dokumenteve të lëshuara para kësaj date vlen deri në datën e skadimit të tyre.

Repubik of Kosovo - Ministry of Internal Affairs

Pasaportat e Republikës se Kosovës

Weblinks

blog comments powered by Disqus