Republika e Xhibutit njeh pavarësinë e Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton sot ne Webfaqen se MPJ´s se Republika e Xhibutit, ka marrë vendim që të njohë Republiken e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
Republika e Xhibutit është vendi i 68 që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ambasada e Republikës së Xhibutit në Paris, përmes një note diplomatike ka njoftuar zyrtarisht ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris me vendimin e Qeverisë së Xhibutit për të njohur Kosovën shtet të pavarur. Ministri Hyseni gjatë një takimi me Ambasadorin e Republikës së Xhibutit (Djibouti) në Francë, Rachad Farah.
Në letrën e nënshkruar nga ministri i jashtëm i Xhibutit, Mahmud All Youssouf në mes tjerash thuhet se ”Qeveria e Republikës së Xhibutit ka marr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni i ka shkruar sot, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Xhibutit Mahmud All Youssouf, të cilin e falënderon për njohjen dhe i shpreh gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Xhibuti - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Xhibuti ndodhet në pjesën lindore të Afrikës dhe në pjesën lindore të vendit gjendet një dalje në Detin e Kuq. Kufirit tokësor i Xhibutit përshkohet nga kufiri me Eritrenë në veri, me Somalinë në jug-lindje, me Etiopinë në jug dhe perëndim të vendit.
Source:
Weblinks -> Kosovo Independence